azlyrics.biz
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 #

aferdita demaku - lajmi i hidhur lyrics

Loading...

kishim qenë të lumtur e se kisha ditë
derisa lajmi i hidhur m’erdhi krejtë pa pritë
ajo fjalë e randë në vesh më ka mbetë
njeriu më i dashur paska ndërruar jetë

ah lajmin e hidhur që mora për ty
m’u dukë edhe bota atë ditë mbrapsht u kthy
nga dashnia e madhe, frikën t’a kam pas
se do t’vjen kjo ditë e ty mos me t’pas
oh sa randë qenka pa ty me jetu
mos me mujt edhe njëherë me t’përqafu

ref
tash e jetoj jetën se duhet me jetu
kujtimet me ty s’po muj me i harru
buka nuk ka shije, lulet nuk kanë erë
s’po m’qеtësohet shpirti as dimër as verë

në vendin е fundit ku kam nejt me ty
më kthehet koka vet e t’kërkoj me sy
se ty t’kam dasht fort, kam pas lidhë marak
ah qysh s’na la zoti m’u knaqë edhe pak
veç një shpresë e fundit, mua po më mban
të iku nga kjo botë e ty të vij pranë

fotografisë tande për çdo ditë i flas
herë me lotë në sy, herë me buzë në gaz
por ti gjithmonë njejtë, as qehre nuk lunë
çysh s’ma kupton zemrën që aq shumë po vunë
për çdo natë në andërr si t’i mbylli sytë
më del ftyra jote, më vjen zani yt
flas me ty e knaqem sikur me kanë gjallë
po kur po m’del gjumi, zemrën po ma kallë
ah po u digjka shpirti, e s’paska çka ban
kush e ka provu, veç ai m’a beson

ref
dy data për ty s’po muj me i harru
njërën kur ti linde, tjetrën kur ke shku
për ditëlindjen tande, forcën ku ta marr
lulet e urimit t’i sjellë përmbi varr

runi njerëzit e shpirtit sa i keni pranë vetës
rrini bashkë e knaquni çdo minutë të jetës
mos t’ju mashtroj jeta, mos t’ju mashtroj bota
se pa njerëz te shpirtit tjerat janë të kota
po knaquni me ato që zoti ju ka dhan
se mund t’vij një ditë, ta provoni fatin tonë



Random Lyrics

HOT LYRICS

Loading...