azlyrics.biz
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 #

c-style music - noel (feat. edlira spaho) lyrics

Loading...

ref. (edlira)
noel noel
ngazëllohu botë
jo më nuk je në terr

si agim, shpresa vjen
paqe midis nesh ai sjell
emanuel

vargu 1
ishte një natë
jo si çdo natë tjeter
qielli ishte i kthjellët
yjet ndrinin tepër
por më shumë
një yll po shkëlqen
rrugën tre dijetareve
ai po ja rrefen

udhëtuan
nga shumë larg dhe shumë ditë
se e kuptuan
u përmbushën profecitë

“n’betlehem do t’lind
ai që do prij popullin e tij”
dhe mbretit të porsalindur
ata duan t’i j+pin lavdi

disa barinj ndër fusha
tufat po i ruajnë
si dritë lavdia e zotit shfaqet
dhe ëngjëlli jep një lajm;

“mos kini frikë
po ju shpall një lajm të mirë
krishti, zoti, shpëtimtari
sot për ju ka lind.”

dhe një ushtri e madhe qiеllore
bashkohet në çast
plotë gëzim, si një kor
këndonin bashkë:
“lavdi perëndisë
në lartësi
paqе në tokë për njerëzit
që ai ka dashuri”

ref. (edlira)
noel noel
ngazëllohu botë
jo më nuk je në terr

si agim, shpresa vjen
paqe midis nesh ai sjell
emanuel

vargu 2
dhe ja aty i shtrirë në një grazhd
mbështjellë me pelena
rrethuar me kafshë
zoti i gjithë krijimit zgjodhi të vij
si drita në terr
të ndriçoj njerëzit e tij

ar, temjan edhe mirrë
dhuruan dijetarët
për mbretin që ka lind
barinjtë foshnjen kur e panë
filluan ta adhurojnë
sepse qe siç engjëlli kishte thënë
fëmija me emrin jezus
mbreti i premtuar
nga lashtësia është thënë
njerëzit ka për t’i çliruar

nga robëria, dëshpërimi
të pastër t’i bëj sërish
me atin t’i pajtoj
plëngprishësi t’vij në sh’pi

do të quhet: princi i paqes
at’ i përjetshëm
perëndi i fuqishëm
këshilltar i mrekullueshëm

mbi supet e tij
do t’qëndroj i gjithë sundimi
ndaj për k’të mbret të ri
le t’filloj kremtimi!

ref. 2x (edlira)
noel noel
ngazëllohu botë
jo më nuk je në terr

si agim, shpresa vjen
paqe midis nesh ai sjell
emanuel



Random Lyrics

HOT LYRICS

Loading...