grupi jericho - nëntor i ftohtë lyrics
[verse 1]
a ka një kujtim të më ngrohë në këtë ditë për mua?
a ka ndonjë udhë e si burrë ta kthejë kokën t’shikojë?
a ka një kujtim, të na jep një kuptim, a s’më thua?
a më tregoni, ku ta gjej forcën sot të këndojë?
akoma të freskët e kam at shikim të përbuzjes
akoma të freskët të ftohtin e dhimbjes në asht
akoma të freskta edhe gjurmët që këmbët i lanë rrugës
syri më mbeti i ngrirë në shtëpinë që më kurrë nuk e pash
[chorus]
nëntor i ftohtë
më ndjek dhe sot
nëntor i ftohtë
jehon në mot
[verse 2]
kaluam një shekull në ecje por prap u rrëzuam
kaluam një shekull por prap s’mund të qëndrojmë në këmbë
kaluam një shekull mësim, e si asgjë s’mësuam?
o i paditur, syri i pangopur një popull e shëmbë
sa gjatë do të shkojë derisa do ta duam vetvetën
sa gjatë do të shkojë derisa fatin vet ta ndryshojmë
sa gjatë do të shkojë derisa tjetrit t’ja çmojmë jetën
a më tregoni, ku ta gjejmë forcen sot të kendojmë
[chorus]
nëntor i ftohtë
më ndjek dhe sot
nëntor i ftohtë
nëntor …
[outro]
më shanë e më ranë, i pabesë do të bëhesh më thanë
më zhveshën e veshën, as vehten s’e njoh më kush jam
vellon që ma kanë qepur, sa krenar sot e mbajë
vallës që ja kanë hedhur, sikur një nuse sa bukur hapin që e mbajë
Random Lyrics
- ella collier - i don't do drugs lyrics
- chancey williams - one of these days lyrics
- lil flash$ (ukr) - 10guns (snippet 06.11.2025)* lyrics
- asianqara - я теряю себя :x (i'm loosing myself :x) lyrics
- lotuspheree - back in the city lyrics
- rachie - water the roses lyrics
- codeks - никто не вспомнит (no one will remember) lyrics
- justin crawford - different lyrics
- sign crushes motorist - i’m so sorry (demo) lyrics
- dead end (japan) - embryo burning lyrics