irini qirjako & remo torra - dasëm djali lyrics
[teksti i “dasëm djali]
[remo torra]
nënë moj e kishe ëndërr
mua të më bëje dhëndër
shiko nuse që të solla
për merak nënë e zgjodha
[irini qirjako]
biri i nënës’o more djal
nur të bukur paske marrë
nënë dhëndër të shikon
bir t’u bëfsha sa të shkon
[bashkë]
o po bëhet dasëm e madhe
të gëzojmë e hedhim valle
nuse e bukur, thëllezë malli
o po bëhet dasëm djali
o po bëhet dasëm e madhe
të gëzojmë e hedhim valle
nuse e bukur, thëllezë malli
o po bëhet dasëm djali
[remo torra]
nusja që mora moj nënë
por si yll nga qielli rënë
më e bukura në fis
u bë vajza e shtëpisë
më e bukura në fis
u bë vajza e shtëpisë
[irini qirjako]
biri i nënës’o më gëzove
nusen si hënë ma solle
dritë më mori shtëpia
erdhi nusja, erdhi bija
dritë më mori shtëpia
erdhi nusja, erdhi bija
[bashkë]
o po bëhet dasëm e madhe
të gëzojmë e hedhim valle
nuse e bukur, thëllezë malli
o po bëhet dasëm djali
o po bëhet dasëm e madhe
të gëzojmë e hedhim valle
nuse e bukur, thëllezë malli
o po bëhet dasëm djali
Random Lyrics
- foxdaox - aqueous lyrics
- el bugg & ms nina - leche rizá lyrics
- microbio - cara de idiota lyrics
- joe jonas - hey beautiful lyrics
- peter warlock - to the memory of a great singer lyrics
- the neighbourhood - alleyways (sped up) lyrics
- ieschure - through the chaos of voices lyrics
- lex (jpn) - 物足りねぇ (monotarinee) lyrics
- тейстлув (tasteluv) - ye lyrics
- boubacar traoré - khobe na touma lyrics