azlyrics.biz
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 #

sabri fejzullahu - hej ai det në syrin tëndë lyrics

Loading...

[teksti i “hej ai det në syrin tëndë”]

[verse 1]
hej ai det i syrit tënd
copë e qiellit në stuhi
kush të pa e nuk u çmend
cili s’ra në dashuri
hej moj zanë ti bijë e diellit
larë me ujë të shkrirë dëbore
më përvëlove n’mes të dimrit
veç një natë ndejte e shkove

[chorus]
i harrove trëndafilat
që i mbolla n’kopshtin tonë
si një hije ti ke tretur
a je gjallë a po ke vdekur?
i harrove trëndafilat
që i mbolla n’kopshtin tonë
si një hije ti ke tretur
a je gjallë a po ke vdekur?

[verse 2]
shkoj tek vendi i takimit
rreth e rrotull vetëm heshtje
një gulçim i rëndë trishtimi
si pa dashur del prej meje
pres pranverën t’ma kthej mallin
që i ngrirë m’ka mbetë në sy
pres me lotë mes trëndafilash
që i mbolla bashkë me ty

[chorus]
i harrove trëndafilat
që i mbolla n’kopshtin tonë
si një hije ti ke tretur
a je gjallë a po ke vdekur?
i harrove trëndafilat
që i mbolla n’kopshtin tonë
si një hije ti ke tretur
a je gjallë a po ke vdekur?



Random Lyrics

HOT LYRICS

Loading...