azlyrics.biz
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 #

savjana vjerdha - dimër për dimër e vjeshtë për vjeshtë lyrics

Loading...

[teksti i “dimër për dimër e vjeshtë për vjeshtë”]

[strofa 1]
dimër për dimër
e vjeshtë për vjeshtë
unë të kam kërkuar
por ti më ke ikur
sa herë të gjeja, s’di
pse kam heshtur
sa herë më ikje, s’di
pse kam thirrur…

[pararefreni]
ti fytyrë nuk kishe
as zemër, as sy
hapin un’ ta ndjeja
por nuk linje gjurmë
më shfaqeshe befas
vrapoja un’ tek ty

[refreni]
dhe gjeja dritëhijen
e pemëve n’muzg
në shtegun e natës
në agun e ditës
unë fytyrën tënde
prej avujsh dhe erë
e gjeja në mijëra fytyra
që po prisnin
por ty, në asnjë çast
nuk të gjej
unë nuk të gjeja ty…
[pararefreni]
ti fytyrë nuk kishe
as zemër, as sy
hapin un’ ta ndjeja
por nuk linje gjurmë
më shfaqeshe befas
vrapoja un’ tek ty

[refreni]
dhe gjеja dritëhijen
e pemëve n’muzg
në shtеgun e natës
në agun e ditës
unë fytyrën tënde
prej avujsh dhe erë
e gjeja në mijëra fytyra
që po prisnin
por ty, në asnjë çast
nuk të gjej
unë nuk të gjeja ty…
në shtegun e natës
në agun e ditës
unë fytyrën tënde
prej avujsh dhe erë
e gjeja në mijëra fytyra
që po prisnin
por ty, në asnjë çast
nuk të gjej
unë nuk të gjeja ty…
[strofa 2]
si duket, fëmijë kemi qenë
pa e ditur
mister ne kemi bërë
një gjë kaq të thjeshtë:
ke ardhur, kam heshtur
ke ikur, kam thirrur
dimër për dimër
e vjeshtë për vjeshtë



Random Lyrics

HOT LYRICS

Loading...