shiny - konfuz lyrics
[strofa]
nxehem me veten e fajsoj ni tjeter
se nuk jam i afte
qellimet e mia kan met vec n’leter
fajsoj doren e djathte
se kane fuqine me ma kthy buzqeshjen
duhet ni fjali e arte
n’fun t’dites vendos me e thy heshtjen
fajsoj veten time nisoj si cdo nate
nuk e di si u rrita kaq shpejt
mduket sikur nuk jam gati
per gjithcka qe ka ndodh n’ket jet
hala pertoj me u cu prej shtrati
andrrat e mdhaja me vlere diamanti
pa kufi karati
m’zuni mesnata tu ba vargjet gati
tu ba vargjet gati
nuk e di si u rrita kaq shpejt
nuk e di pse zbarkova n’ket jete
nuk e di as pergjigjen e radhes
per pytjen e nanes qe ma ka hedh n’flete
nuk e di pse m’kerkojne llogari
kur e dijne fare mire qe n’brendsi jam fmi
po se dijne qe vshtir per me majt vazhdimsi
s’kam nevoje per meshire nese shkruj per varfni
kam harru qytetin ku kam lind
nuk e njoh ma as veten
nuk e di pse hala nuk jam bind
me ndjek andrren qe e kam dasht tan jeten
po mendimet e errta ma bllokojn trunin
e kangjellat e hekurta sun e shoh funin
dritat e zbehta ma godasin shpinen
po kto fjale tsinqerta nuk i vret as plumbi
grindem me veten n’menyren ma teger
per ni kohe teper t’gjate
qellimet e mia do mbesin vec n’leter
dhe per ni tjeter dekade
se kishin fuqine me ma kthy buzqeshjen
ndoshta cilsohet mekat
e kam fajsu veten me vargjet e letres
se me pjesen tjeter nuk jam pershtat
nuk e di si u rrita kaq shpejt
mduket sikur nuk jam gati
per cdo gja qe po ndodh n’ket jete
prap nuk po lutem perpara cdo vakti
andrrat e mdhaja me vlere diamanti
ma shprese nuk po m’j#pin
nuk munem me majt as ritmin e vrapit
nuk hedh dot as hapin
shokt po m’presin per strofen e radhes
jo t’gjithe po çato ma t’ngushtit
nuk jan shum rreth 3sh#t 4es
po per mu vlejne sikur shiu n’mesin e gushtit
prindrit m’thone ku jon shokt e qindarkes
babush a gjithcka rreth pasionit
edhe nese mes tan jeten rojtar i nates
ti e di qe un e kam hala shpirtin e kampionit
trupi im i dobet i ftohte
nuk e ka fuqine me qendru n’ket bote
trupi im i vogel po m’thote
me u perball me ligesite nuk je mjaftushem i forte
trupi im i plogesht sdi not
me lundru n’ket oqean me lot
si po tduket gota gjysem bosh a gjysem plot une jam i verber nuk shoh
nxehem me veten e fajsoj ni tjeter
se nuk jam i afte
qellimet e mia kan met vec n’leter
fajsoj doren e djathte
se kane fuqine me ma kthy buzqeshjen
duhet ni fjali e arte
n’fun t’dites vendos me e thy heshtjen
fajsoj veten time nisoj si cdo nate
nuk e di si u rrita kaq shpejt
mduket sikur nuk jam gati
per gjithcka qe ka ndodh n’ket jet
hala pertoj me u cu prej shtrati
andrrat e mdhaja me vlere diamanti
pa kufi karati
m’zuni mesnata tu ba vargjet gati
tu ba vargjet gati
Random Lyrics
- qantice - giant of embers lyrics
- kárpátia - tanya csak egy van lyrics
- 1pliké140 - freestyle hors série lyrics
- kwik baztard yitz - pedestal lyrics
- bala mandala - back to the start lyrics
- ca$hanova bulhar - průvan lyrics
- kárpátia - a világtól elzárva lyrics
- melih yetik - duvar lyrics
- oceanlife gianni - d r o p t o p lyrics
- andra măruţă - vina mea lyrics