shpat deda - shkëndijë lyrics
kur shpija nisë me lëshu shi
e bebëzat t’u kanë rritë
kur shpirti jot mban zi
veç uji ban me u pi
ti je shkëndijë
e ti e puthë këtë dhe
pa u zgju
as dheu s’asht i lehtë
ti je këtu
e gjumin ta kanë vjedhë
pa u zgju
as dita s’din me çelë
kur dora t’mbetet thatë
e ti vazhdon me dhanë
kur nuk lanë send pa ta marrë
e s’lanë dritë pa ta nxanë
ti je shkëndijë
s’ke bisht me e shti ndër kamë
pa u zgju
kurrë dielli s’ka me dalë
ti je këtu
me frymë që ta kanë ndalë
a je zgju
ka ardhë koha me u mbajtë n’mend
për fëmijët që kanë me u rritë n’këtë vend
e me marrë përjetësinë
se po dhemb që andrra e vetme e rinisë
asht me i ba punët me ikë diqysh
s’ka me ndodhë asnji ndryshim
për aq kohë sa ka njerëz qe ndihen
që s’kanë qenë kurrë fëmijë
e s’janë çu n’kamë për me i shkulë rrajtë e këtij mjerimi
që asht hapë n’secilin qysh
ti je shkëndijë
e ti e puthë këtë dhe
pa u zgju
as dheu s’asht i lehtë
ti je këtu
e andrrat t’i kanë vjedhë
pa u zgju
as dita s’din me çelë
Random Lyrics
- jusglo - big face hundreds lyrics
- bøbben - stænge dæm ned lyrics
- çağrı sinci - denk geliriz lyrics
- donny j - final confession lyrics
- vuzi dale - shine lyrics
- sh kera - владикавказ наш город (vladikavkaz) lyrics
- flëur (band) - как всё уходит (how it all goes) lyrics
- 24k (se) - vän lyrics
- dave matthews & tim reynolds - lover lay down (live at luther college) lyrics
- kokopops - ding dong lyrics