ardit gjebrea – makina memories lyrics
makina e memories vrapon në kujtime
në çastet e jetës që endëm të dy
dhe ditët rrëshqasin e syrit i fshihen
dhe rendin e rendin, humbasin diku
makina e memories si era
humbet nëpër mjegull, mbi të fluturoja
me sy të përgjumur kërkoj nga dritarja
diku të ndaloja
[bridge]
ti mblidhja kujtimet, aty ti fiksoja
mundohem mundohem, ti gjej nëpër vite
kujtimet kalojnë
po kujtimet kalojnë
[chorus 1]
dhe ti qeshje, ti këndoje
psherëtije në heshtje dhe qaje
me lotët që të ndrinin në sy
dhe me flisje, ëndërroje
dhe tregoje, tregoje
të vërtetat trillime që jetuam të dy
[post+chorus]
dhe kujtimet kalojnë
dhe kujtimet kalojnë
dhe kujtimet kalojnë
fragmente kujtimesh me dalin përpara
në skena qiellore me diell a me shi
çapitem i lodhur të ulem mes tyre
ato me largohen
largohesh dhe ti
fragmente sensuale që era
si gjethet e vjeshtës i shkundi nga pema
piktura që koha ngjyrosi në mendje
sikur ti ndaloja
[bridge]
ti mblidhja të gjitha në krah ti mbuloja
mundohem mundohem ti gjej nëpër vite
kujtimet kalojnë
po kujtimet kalojnë
[chorus 1]
dhe ti qeshje, ti këndoje
psherëtije në heshtje dhe qaje
me lotët që të ndrinin në sy
dhe me flisje, ëndërroje
dhe tregoje, tregoje
të vërtetat trillime që jetuam të dy
[chorus 2]
me afroje, me largoje
me humbisje dhe prapë me takoje
me puthje në buze si fëmijë
me thërrisje dhe me prisje
dhe kërkojë, kërkojë
të vërtetat trillime ti jetojmë përsëri
[post+chorus]
po kujtimet kalojnë
dhe kujtimet kalojnë
dhe kujtimet kalojnë
kalojnë, kalojnë, kalojnë
[outro]
makina e memories vrapon në kujtime
në çastet e jetës që endem të dy
dhe ditët rrëshqasin e syrit i fshihen
dhe rendin e rendin, humbasin diku
dhe kujtimet kalojnë
dhe kujtimet kalojnë
dhe kujtimet kalojnë
Random Lyrics
- noyz narcos & gengis can – yumaddafacca rmxi lyrics
- yung pinch – solid lyrics
- 1stclassangels – compare me lyrics
- mc bijju – guess who’s back lyrics
- 2mc – me enamoré de ti lyrics
- lokel – you said you loved me but you lied lyrics
- s.f.c. (soldiers for christ) – skanewpid lyrics
- janet jackson – that’s the way love goes (macapella) lyrics
- kiślasty – moje bloki lyrics
- symparthegod – way maker lyrics