ritfolk – drejt fatit tim lyrics
[teksti i “drejt fatit tim”]
[intro]
o merrmë o fllad
dhe si një gjethe lëshomë ti larg
o lërmë trishtim
më ler të endem drejt fatit tim
[verse 1]
makina ecën me shpejtësi
plepat lëmon i ëmbli fllad
drejt horizontit nxitoj unë tani
ku më thërret shpirti im endacak
fotografia e nënës në xhep
dhe një cigare e shtypur aty
o nënë po iki diku atje tej
ku të mësohem të rroj dhe pa ty
[chorus]
o merrmë o fllad
dhe si një gjethe lëshomë ti larg
o lërmë trishtim
më ler të endem drejt fatit tim
kjo vesë e hënës
sytë po mi lag, mi lag
[verse 2]
kjo hënë e vogël sa pika e vesës
të tjerë qytete ndriçon këtë natë
rrugë e panjohur është liria
ku më thërret shpirti im еndacak
në çdo qytet ku unë të ndaloj
vec i panjohur dua të jem
një kalimtar pa lidhjе me turmën
dua qetësi, çdo lidhje më tremb
[chorus]
o merrmë o fllad
dhe si një gjethe lëshomë ti larg
o lërmë trishtim
më ler të endem drejt fatit tim
kjo vesë e hënës
sytë po mi lag, m’i lag
[instrumental break]
[chorus]
hej, o merrmë o fllad
dhe si një gjethe lëshomë ti larg
o lërmë trishtim
më ler të endem drejt fatit tim
Random Lyrics
- fettes brot – next episode lyrics
- wolter kroes – lekker hè! lyrics
- al kan – ostani doma lyrics
- слот (slot) – стадия гнева lyrics
- 4упuk (chupik) – запомни (remember) lyrics
- phil manzanera – flight 19 lyrics
- anti%blonde – i just want to meet julian casablancas lyrics
- beatsteaks – shitlist lyrics
- lady gaga – telephone (dj dan vocal remix) lyrics
- y40i – wideband$ freestyle lyrics