azlyrics.biz
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 #

unikkatil – rêja lyrics

Loading...

[teksti i : unikkatil + rêja]

[verse 1:]
p’ej atëherë kur m’ka falë zoti
unë e pata ni behane
senet që kom nisë me i bo
kurrë nuk kanë shku si n’plane
edhe bebe me qebe
m’kanë çitë sytë gjak e vjellsha
doktorri i ka thonë nones t’em
po pi gasit lotsjellës o
dy tri vjet kalun
e po get unë shumë lodrova
se u rroka me do ujë t’nxehtë valë
e mande u perv’vlova
e jo shumë nuk kujtona
veç ni dorë plot me ballona
po du me ecë ma mirë oj nanë
se shumë shpesh jom ka rrxona
si atëherë me tricikëll
unë shkallëve shpejtë teposhtë
kur e theva arkadën
mdoket kejt u bona blozhdë
ti ishe konë si gurë oj nanë
se kurrë s’ki bo panikë
e tash u bona burrë oj nanë
po reja ‘ala ska ikë
se dreqi anej dere
e mu po m’mytë kurioziteti
me ma dhonë alltinë e zotit n’dorë
nafaka e jem e shkrepi
e noshta bash për qëto
un’ sot jom bo si pulë pa kry
qaty ku kurrë nuk bon me shku
un’ bash qaty kom m’sy
[hook 2x]
kçyr diçka po do me m’nalë
po ka qef me m’pa tu u rr’zu
po apet unë kom dalë
e fatin tem vet e kom me e shkru
ti thu rri rahat o djalë
kçyri punët e tua llugë
un’ thom baj ti hund’t e tua
se mu reja mu ka flugë

[verse 2 :]
m’nali policia
pa arsye un’ me kerr
ia bona pse haver?
tha po dokesh si diller
ma boni epma lejen
t’shkoj ta kçyri ça ka t’shkrume
a un per taksiratë
e kisha pasë t’suspendume
he be nonën kur men’ona
gjith jom konë ka pak baksuz
m’doket zoti m’ka beku
se moti kisha ra n’hafruz
shkojsha n’shkollë me allti s’di
shpesh me veti e kom marrë
e bash ditën që e harrova
tridhet vetë me m’rre kanë ardhë
jo un’ shoki mun’shkat’rrona
veç me qi at nonë s’dor’zona
me hi n’lloç jo hajt se m’sona
t’kqija t’mira un’ kejta i bona
edhe çmimet i paguj
se send i komplik+m osht karma
kçyr n’pasqyre e jo veç t’huj
se ça t’bon vetja s’t’bon as arma
e m’aje n’mend kur t’merr dhuratë
nuk t’vjen thatë po t’vjen me grepa
kçyr akrepat tu kijatë
motra t’fatit ça t’shkrun letra
jeta jem plot leçe leçe
provoj mirë po s’ecë e s’don
çysh se di që osht e keqe
po m’ka kapë e nuk po m’l’shon
[hook 2x]
kçyr diçka po do me m’nalë
po ka qef me m’pa tu u rr’zu
po apet unë kom dalë
e fatin tem vet e kom me e shkru
ti thu rri rahat o djalë
kçyri punët e tua llugë
un’ thom baj ti hund’t e tua
se mu reja mu ka flugë



Random Lyrics

HOT LYRICS

Loading...